Kopshti i fëmijëve ‘Xixëllonjat’ në lagjen Pejton, së shpejti me sistem të ri të ngrohjes

Kopshti i fëmijëve ‘Xixëllonjat’ në lagjen Pejton, së shpejti me sistem të ri të ngrohjes

Brenda dy javësh, kopshti “Xixëllonjat”, në lagjen Pejton të Prishtinës do të jetë me sistem të ri të ngrohjes, kjo falë “Termokos”-it.

Këtë lajm e bëri të ditur në një postim në “Facebook”, Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani.

Osmani së bashku me përfaqësuesit komunal të Komunës së Prishtinës vizituan punimet që janë në fazën finale për kyçjen e kopshtin të fëmijëve “Xixëllonjat” në sistemin e ngrohjes.

Kopshti është një vend ku krijohen miqësi, krijohen kujtime dhe gëzimi i të mësuarit festohet çdo ditë dhe prandaj përkujdesja për shëndetin e arsimin cilësor të fëmijëve është prioritet.

“Termokos” po bën një ndikim pozitiv në kryeqytet, duke sjellë ngrohtësi dhe qëndrueshmëri në komunitet ndërsa vazhdojnë të sjellin inovacion dhe të krijojnë një Prishtinë të gjelbër.