HomeAktualePresidentja Shiroka Pula diskuton me ambasadoren zvicerane për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Presidentja Shiroka Pula diskuton me ambasadoren zvicerane për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit.

Presidentja theksoi rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të japë kontribut të veçantë në forcimin e partneritetit Kosovë–Zvicër.

Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Presidentja Shiroka Pula potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth...

Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se...

Dhjetë të vdekur dhe 50 të lënduar nga një aksident zinxhiror në Bullgari

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte...

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...