Faton Peci hyn në selinë e AAK-së, ia kthen objektin Ministrisë së Bujqësisë
Faton Peci ka thënë se autoritetet shtetërore kanë kthyer sot 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë.
Ministri Peci ka thënë se objekti, në të cilin ishte e vendosur edhe selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rreth 600 metra katror.
Peci ka njoftuar se së shpejti do të fillojë procesi i renovimit.
″I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë!
Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit″, tha ai.
″Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023″, ka thënë ministri Peci.