HomeAktualeDhjetë të vdekur dhe 50 të lënduar nga një aksident zinxhiror në...

Dhjetë të vdekur dhe 50 të lënduar nga një aksident zinxhiror në Bullgari

spot_img

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete, mes tyre kamionë dhe autobusë, janë përfshirë në një përplasje masive në autostradën Trakia.

Sipas mediave të huaja, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalet rajonale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat vijojnë operacionet e shpëtimit. Disa persona raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara.

Automjetet janë përplasur në të dyja anët e autostradës, ndërsa disa prej tyre janë përmbysur ose kanë dalë nga rruga.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit do të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, raporton TCh.

Lajmet e Fundit

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve...

FSK-ja nis validimin e ekipeve mjekësore sipas standardeve të NATO-s, Jashari takon zyrtarin e kësaj qendre

Dhjetë ushtarakë nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, të kryesuar nga...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last:...

Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën se si...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...