HomeAktualeKurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e banimit...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.

“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret. E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti.

Tutje kryeministri Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.

Lajmet e Fundit

Dhjetë të vdekur dhe 50 të lënduar nga një aksident zinxhiror në Bullgari

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte...

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve...

FSK-ja nis validimin e ekipeve mjekësore sipas standardeve të NATO-s, Jashari takon zyrtarin e kësaj qendre

Dhjetë ushtarakë nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, të kryesuar nga...

Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën se si...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...