HomeAktualeHoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e...

Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve

spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën se si po prezantohet suksesi ekonomik nga Qeveria, duke thënë se buxheti nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes shifrave miliardëshe, por mbi bazën e ndikimit që ka në jetën e përditshme të qytetarëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoti ka theksuar se gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar janë gati dyfishuar.

Ai ka vlerësuar se kjo rritje e çmimeve e ka vështirësuar jetën e familjeve, duke shtuar se propaganda për sukses ekonomik nuk mund ta mbushë shportën e konsumit.

Postimi i tij:

Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve

Në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.

Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve!

Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.

Debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:
-Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?
-Kush mban përgjegjësi për këtë dhe
-Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?

Lajmet e Fundit

Dhjetë të vdekur dhe 50 të lënduar nga një aksident zinxhiror në Bullgari

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte...

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve...

FSK-ja nis validimin e ekipeve mjekësore sipas standardeve të NATO-s, Jashari takon zyrtarin e kësaj qendre

Dhjetë ushtarakë nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, të kryesuar nga...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e banimit dhe kulturës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last:...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...