Homeballine 2FFK shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA e FIFA me aktivitete festive...

FFK shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA e FIFA me aktivitete festive në Hajvali

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA me një sërë aktivitetesh të organizuara në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke përkujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Në kuadër të kësaj dite festive, u zhvilluan ndeshje simbolike me pjesëmarrjen e ekipeve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke reflektuar unitetin dhe bashkëpunimin institucional në mbështetje të sportit. Në finalen e turneut, Forca e Sigurisë së Kosovës triumfoi ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa trofeun fitues e dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte ndeshja e Kombëtares së Amputuarve, e cila dëshmoi forcën e shpirtit, vullnetin dhe përkushtimin ndaj futbollit përtej çdo sfide. Paralelisht, gjatë gjithë ditës u zhvillua festivali “Grassroots”, ku fëmijë nga shtatë regjione të Kosovës sollën energji, buzëqeshje dhe entuziazëm, duke dëshmuar se e ardhmja e futbollit kosovar është e sigurt.

Në fjalën e tij, presidenti Agim Ademi vlerësoi rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vend.

Aktivitetet u përmbyllën me ndeshjen ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Pas një përballjeje të baraspeshuar, fituesi u përcaktua përmes penalltive, ku më të saktë u treguan veteranët e Kosovës. Në përfundim të ndeshjes, trofeu simbolik iu dorëzua kapitenit të veteranëve të Kosovës, Hysni Gjinovci, nga presidenti Agim Ademi.

Kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë, pasi në përbërje të veteranëve të Kosovës ishin edhe futbollistë të gjeneratës së sakrificës, të cilët gjatë viteve të okupimit zhvilluan aktivitetin futbollistik jashtë stadiumeve, duke ruajtur gjallë frymën e lojës dhe duke kontribuar në rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...