Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.
🔗https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
“Ftojmë të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme. Të bashkuar në tribuna, në mbështetje të Dardanëve!”, ka njoftuar FFK-ja.

