Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar Politikën për Barazi Gjinore, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zbatimin e Planit Strategjik 2026–2030, “Basketbolli 3.0”.
Kjo politikë synon mundësi të barabarta, respekt, mosdiskriminim dhe gjithëpërfshirje në basketbollin kosovar, duke vënë theks të veçantë te fuqizimi dhe rritja e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave, si dhe avancimi i tyre në role sportive, profesionale, drejtuese dhe vendimmarrëse.
Dokumenti është hartuar nga Grupi Punues për Barazi Gjinore, i përbërë nga Teuta Abdullahu, Lindita Kozmaqi, Edita Medunjanin, Enea Hajdari dhe Lorik Kllokoqi, nën mbikëqyrjen e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku.
Në të njëjtën mbledhje, Bordi ka miratuar edhe Rregulloren e përditësuar për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll, me synim forcimin e transparencës dhe objektivitetit në procesin e përzgjedhjes.
Të dy dokumentet janë të qasshme në faqen zyrtare të FBK-së.

