Drita shfrytëzon humbjet e Ballkanit e Llapit, Prishtina me fitore bindëse
Drita ka shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafire në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka triumfuar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në duel me Feronikelin 74, me rezultat 1:0, duke u rikthyer fuqishëm në garën për titullin e kampionit.
Golin e fitores për gjilanasit e realizoi Raddy Ovouka, në minutën e 80-të pas asistimit të Besnik Krasniqit. Kësisoj, Drita ka shfrytëzuar humbjet e Ballkanit dhe Llapit, duke e shkrirë ngecjen në vetëm 2, përkatësisht 1 pikë.
Ndërkohë, Prishtina ka realizuar fitore me rezultat bindës ndaj Dukagjinit, me shifrat 5:0. Golat për bardhekaltrit e kryeqytetit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” i shënuan Ardian Limani (2’), Mërgim Pefqeli (5’, 42’) dhe Genc Hamiti (58’, 80’).