Atletico Madrid dërgon Interin në “shtëpi”
Padyshimin më të vogël, mund të quhet një “betejë” e vërteë. Me këtë “panoramë” u mbyll përballja e fundit e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “Loc Colchoneros” e Atletico Marid, që iu bashkuan kështu, shtatë skuadrave të tjera, në fazën e çerekfinaleve, të këtij kompeticionit, teksa në “Metropolitano” mundën pas goditjes së penalltive, “Zikaltërit” e Inter.
Djemtë e teknikut, Diego Simeone e nisën me tepër vrull këtë sfidë dhe në momentin e tyre më të mirë, “Zikaltërit” e Inter arritën të gjenin avantazhin, në arenën e Madridit, falë një kombinimi perfekt, Barella-Dimarco, me anëosrin që dërgoi topin në rrjetë në mintuën e 33’-të, mirëpo epërsia nuk zgjati shumë dhe vetëm 2 minuta më vonë Antoine Griezmann tund rrjetën e Sommer, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e paqtë.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid sulmuan gjatë gjithë kohës kuadratin e mbrojtjur nga Sommer, mirëpo goli do të vinte vetëm në minutat e fundit, me “tulipanin”, Memphis Depay, që dërgon topin në rrjetë, për të çuar rezultatin në 2 me 1, e për ta çuar sfidën fillimisht në kohën shtesë e më tej në goditjet e 11-metërshave, nga ku Jan Oblak u tregua më fantastik se Yann Sommer, duke pritur dy penallti të “Zikaltërvee”, për të dërguar më herët në “shtëpi”, “Zikaltërit” e Inter.
Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart djemtë Simone Inzaghi arrijnë fazën çerekfinale të UEFA Champions League, teksa në raundin e radhës, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid mund të përballen me “gjigantë” të futbollit evropian si Manchester City, Arsenal. Paris Saint-Germain, Bayern Munich apo Borussia Dortmund.