Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në Kosovë Enis Rexhepin, vetëm pak javë pas takimit të tyre në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë emocionet e ritakimit, duke theksuar se takimet në shtëpi kanë gjithmonë një ndjenjë të veçantë.
“Pas takimit tonë në Gjermani, vetëm pak javë më vonë ritakohemi sërish, por kësaj radhe në Kosovë. Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë!”, ka shkruar Ademi.
Ai i ka uruar mirëseardhje Rexhepit në Kosovë, duke i dëshiruar suksese me fanellën e Dardanëve.
“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Enis! Të priftë e mbara dhe paç shumë suksese me fanellën e Dardanëve!”, ka përfunduar Ademi.

