HomeAktualePresidentja Shiroka-Pula nderon ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Presidentja Shiroka-Pula nderon ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

spot_img

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, presidentja mori pjesë në një ceremoni përkujtimore, ku ishte e pranishme edhe me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë ceremonisë, sipas një njoftimi të Presidencës, Shiroka-Pula shprehu mirënjohje të thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo vlerësoi përkushtimin e ushtarëve që dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë me vranësira të shpeshta,...

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion...

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave, shkak greva

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se për shkak të grevës nesër do të ndërpritet...

Agim Ademi mirëpret në Kosovë Enis Rexhepin: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në Kosovë...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...