HomeEkonomiZëvendësguvernatori Fusha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të pagesave në Tiranë

Zëvendësguvernatori Fusha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të pagesave në Tiranë

spot_img

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Dardan Fusha, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Skemave Rajonale të Kartelave dhe Infrastrukturave të Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël, të organizuar në Tiranë nga Shoqata Evropiane e Pagesave me Kartela (ECPA) dhe Grupi i Bankës Botërore, me Bankën e Shqipërisë si nikoqire.

Konferenca, me temën “Pagesa globale të shpejta, të qasshme, të ndërveprueshme dhe të qëndrueshme”, mblodhi përfaqësues të bankave qendrore, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe industrisë së pagesave. Në programin e saj u përfshinë adresimet e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, z. Piero Cipollone, mbi të ardhmen e parasë dhe pagesave, si dhe drejtoreshës së Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu, mbi rolin e pagesave digjitale në inovacionin dhe integrimin rajonal.

Zëvendësguvernatori Fusha kontribuoi në panelin “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, së bashku me zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës e Hercegovinës, të moderuar nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, z. Massimiliano Paolucci.

Në diskutim, z. Fusha theksoi se modernizimi i pagesave në Kosovë mbështetet në tri shtylla kryesore modernizimin e infrastrukturës, integrimin evropian dhe nxitjen e konkurrencës e inovacionit. Ai nënvizoi se sistemi i pagesave të shpejta TIPS Clone dhe procesi i anëtarësimit në SEPA janë iniciativa komplementare, që synojnë pagesa më të shpejta, më të sigurta, më të lehta dhe me kosto më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit rajonal për standarde dhe rregulla të harmonizuara, si bazë për ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e ardhshëm të pagesave ndërkufitare.

Duke paraqitur prioritetet e mëtejshme, ai veçoi operacionalizimin e pagesave të shpejta dhe zhvillimin gradual të shërbimeve shtesë, përfshirë pagesat përmes numrit të telefonit apo identifikuesve të tjerë, kodeve QR, kërkesën për pagesë (Request to Pay) dhe verifikimin paraprak të përfituesit.

Pjesëmarrja në këtë konferencë pasqyron angazhimin e BQK-së për modernizimin e pagesave, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në ekosistemin evropian të pagesave.

Komunikata e plotë 🔗 https://short.do/CuTLuK

Lajmet e Fundit

Bundesliga: Bayern dhe Dortmundi fitojnë, Leipzigu shënon pesë gola

Java e nëntë e Bundesligës ka sjellë disa rezultate interesante, me Bayern Munichun dhe...

Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë...

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore...

“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...