Rasti i dhunimit të 13 vjeçares: Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Rasti i dhunimit të 13 vjeçares: Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve në rastin e dhunimit të 13-vjeçares.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

“Me sa kam informacion seanca veçse është duke u mbajtur në gjykatë. Prokurorja e rastit, për të mitur, e ka bërë kërkesën dhe jemi në pritje”, tha ai.

Kurmehaj theksoi se viktima ishte dërguar edhe për ekzaminim mjekësor.

“Është një nga veprimet e para që i ndërmarrim në këto raste” deklaroi i pari i organit të akuzës në Pejë për Klankosova.tv.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe mbrëmë.