Ministrja Gërvalla në Bruksel, vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s

Ministrja Gërvalla në Bruksel, vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune një ditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Atje do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate, transmeton klankosova.tv.

Vizita e ministres Gërvalla po realizohet në një kohë kur Evropa po kalon nëpër sfida kritike, cenim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë si dhe influencës malinje në Evropë dhe në rajon, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në kuadër të takimeve të sotme siç theksohet ”do të përcillet mesazhi i vendit tonë si faktor i rëndësishëm dhe kontributdhënës për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej”.