HomeAktuale3 maji - Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në...

3 maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të mbesin target i sulmeve

spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Sipas AGK-së, sërish theksohet zëshëm rëndësia e medias së lirë dhe të pavarur në shoqëri, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre.

“Kryesorja mbetet një fushatë e pandalshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje, në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve”.

“Gazetarët dhe mediat mbesin cak i sulmeve nëpërmjet fjalorit denigrues që ka për qëllim uljen e besimit të publikut në raportimin e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja i bën thirrje Qeverisë në detyrë, Vetëvendosjes dhe gjithë akterëve politikë që të respektojnë dhe të mos e pengojnë punën e gazetarëve, si faktor kyç në zhvillimin demokratik të vendit.

AGK-ja shpreh shqetësim që shumica parlamentare, në një procedurë të shpejtë dhe të komprometuar, ka zgjedhur anëtarët e bordeve të RTK-së dhe KPM-së, që ka rezultuar, siç kemi paralajmëruar, në tendencë të hapur për kontrollimin politik dhe partiak të të dyja institucioneve.

AGK-ja vëren përmirësimin në renditjen e Kosovës në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij këtë vit, i cili ka ndodhur për shkak të vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues Ligjin për KPM-në, të miratuar në Kuvend nga Vetëvendosje.

“Nëpërmjet këtij vendimi dhe të tjerëve, sistemi gjyqësor mbetet garantuesi më i rëndësishëm i lirisë së medias në Kosovë. Kjo reflektohet edhe në miratimin e Strategjisë së KGJK-së që do t’u japë prioritet rasteve të gazetarëve. AGK-ja bën thirrje për politika më të ashpra ndëshkimore në rastet kur gazetarët janë viktima të sulmeve. AGK-ja vazhdon të mbetet e përkushtuar për sigurinë e gazetarëve, duke i dokumentuar dhe denoncuar ato e duke punuar me organet e sigurisë e drejtësisë për zgjidhjen e rasteve”.

“AGK-ja angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit medialë dhe i inkurajon ata që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe të Ligjit të Punës në përgjithësi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Me punën e tyre të vazhdueshme, gazetarët dhe mediat në Kosovë vazhdojnë t’i shërbejnë interesit publik për informim dhe luajnë rol të pazëvendësueshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...