Ekspertja e OKB-së: Rusia ishte përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Ekspertja e OKB-së: Rusia ishte përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Ekspertja e OKB-së për të drejtat e njeriut për Rusinë, Mariana Katzarova ka fajësuar Moskën për vdekjen e Alexei Navalny.

Mariana Katzarova tha se 47-vjeçari ose u vra në burg ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij. Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, është shprehur ajo.