“Dinari zhvendosi temën e sulmit terrorist të 24 shtatorit”
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje.
Besnik Tahiri shef i deputetëve të AAK-së u deklarua lidhur me kontratat një burimore që sipas tij duhet t’i nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi tek Prokuroria e Kosovës.
Ai tha se shihet qartë se ka potencial për dyshime në korrupsion. Tahiri e ngriti çështjen e migrimit të kosovarëve në vendet e perëndimit duke lidhur këtë më ekonominë e vendit, mos rritjen e pagave.
Po ashtu tha se kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjet në Ohër e Bruksel e bashkë me të edhe Asociacionit.
Tha se dinari e ka zhvendos temën e sulmit terrorist të 24 shtatorit Banjskës duke lënë anash dhe harruar se Serbia kreu këtë aksion.