KQZ miraton buxhet për zgjedhjet në katër komunat në veri

KQZ miraton buxhet për zgjedhjet në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për largim pro ose kundër të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën 233,204 Euro.