Kosova me përfaqësues në ceremoninë e NATO-s për pranimin e Suedisë
Astrit Zemaj, përfaqësues i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n ka përfaqësuar Kosovën në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë në selinë e Aleancën Veri-Atlantike në Bruksel.
“Sot në margjinat e ceremonisë së ngritjes së flamurit të Suedisë në NATO, pata nderin të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, z. Tobias Billström, të cilin e urova në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë të arritur historike!”
“Po ashtu e falënderova posaçërisht për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe Misionit të Përhershëm të Suedisë në NATO për vendin tonë”, shkruan ai në Facebook.
Vendi nordik tashmë është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s.