Osmani uron Ramazanin: Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane e respektin e ndërsjellë

Osmani uron Ramazanin: Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane e respektin e ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.

Ajo ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë, njofton Klankosova.tv.

“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.

“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.