Besnik Tahiri: Eksperimentimi me ligjbërje në këtë qeveri po vazhdon
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se eksperimentimi me ligjbërje në këtë qeveri po vazhdon, duke parë që dje qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë ditë konsultim publik.
“Është tepër e qartë se përmes një procesi jo-transparent ligjor dhe të mbyllur për publikun po synohet kapja e administratës së shtetit dhe partizimi i shërbimit civil. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe se do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese brenda afateve ligjore”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.