HomeSportMalisheva triumfon në fund ndaj Prishtinës, një hap larg Evropës

Malisheva triumfon në fund ndaj Prishtinës, një hap larg Evropës

spot_img

KF Malisheva ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur  Prishtinën me rezultat minimal 0-1, falë një goli dramatik në minutën e 95-të nga Altin Aliu.

Kjo fitore e çon Malishevën në kuotën e 52 pikëve, duke e “blinduar” pozitën e tretë në tabelë dhe duke krijuar një epërsi prej 7 pikësh ndaj Prishtinës.

Skuadra tashmë është në rrugë shumë të mirë për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me raste në të dyja anët. Arlind Veliu dhe Leonat Vitija goditën nga një herë shtyllën, duke qenë shumë pranë golit.

Takimi u karakterizua edhe nga tensioni i lartë, ku të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq për Gjorgje Saletic dhe Etnik Bruti.

Megjithatë, në momentet e fundit, ishte Aliu ai që bëri diferencën, duke i dhënë tri pikë të arta Malishevës

. Kjo ishte njëkohësisht fitorja e pestë e Malishevës ndaj Prishtinës në kryeqytet, duke konfirmuar dominimin e tyre në përballjet direkte./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...