Katër drejtorë të klinikave të QKUK-së raportojnë para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së
Katër drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ai Neurologjisë, Psikiatrisë, Onkologjisë dhe Pulmologjisë, kanë raportuar para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi.
Mbledhjen e dyzet e katërt të Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e hapi i autorizuari për të kryesuar këtë mbledhje, Enver Gashi.
Ai, fillimisht ka falënderuar drejtorët e klinikave që i janë përgjigjur ftesës së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me punën e realizuar gjatë vitit 2023 nga këto klinika, por edhe për sfidat dhe punët që planifikohen të realizohen.
Pas paraqitjes së raporteve të punës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehen interesimin e tyre për çështje specifike që kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe punëve në këto klinika, por edhe avancimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në fund të takimit, anëtarët e Bordit Drejtues, vizituan disa nga hapësirat ku punohet në këtë klinika, duke u njohur për së afërmi me punën që po bëhet.