Bellingham pezullohet me dy ndeshje

Bellingham pezullohet me dy ndeshje

Kartoni i kuq i marrë nga Jude Bellingham në ndeshjen e së shtunës në kampionat ndaj Valencias, i ka kushtuar shtrenjtë lojtarit anglez.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, 20-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje pas deklaratave denigruese ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Gil Manzano. Me këtë të fundit që i anuloi golin e fitores.

Kështu që do të mungojë në ndeshjet përballë Celta Vigos dhe Osasunës, të planifikuara përkatësisht në datat 10 dhe 16 mars.

Reali ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin, për të reduktuar pezullimin e Bellingham në një ndeshje. Mesfushori i avancuar u përplas me arbitrin Gil Manzano në fundin e takimit.