Rama publikon draft propozimin për masterplanin e fshatit Olimpik në kryeqytet #Prishtina2030

Rama publikon draft propozimin për masterplanin e fshatit Olimpik në kryeqytet #Prishtina2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në rrjetet sociale draft propozimin për masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë #prishtina2030.

“Draft propozimi për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë #prishtina2030”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Të themeluara në vitin 1951, Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje multi-sportive që zhvillohet çdo katër vjet me përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Për herë të parë, Kosova do të jetë nikoqire e tyre në atë që do të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar nga ajo deri më tani.

Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi kandidaturën Prishtina 2030, me 55 vota pro, tetë kundër dhe tri vota të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.