Matjazh Nemec, emërohet raportues për heqjen e vizave për serbët në Kosovë

Matjazh Nemec, emërohet raportues për heqjen e vizave për serbët në Kosovë

Deputeti slloven në Parlamentin Evropian, Matjazh Nemec, është emëruar si raportues për heqjen e vizave për serbët në Kosovë.

Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në platformën X, Nemec ka thënë se në Ballkanin Perëndimor të vetmit janë serbët e Kosovës që nuk kanë liberalizim të vizave.

“Komisioni për Punë të Brendshme të PE-së më ka emëruar zyrtarisht si raportues për lëshimin e vizave për serbët e Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave speciale dhe janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në BE. Shpresoj për një pranim të shpejtë!”, ka shkruar ai.