Drita e fiton derbin e mbetur ndaj Ballkanit
Drita ka shënuar fitore në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2:1.
Kjo ndeshje ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, por që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Ballkanit.
Mysafirët nga Suhareka kaluan të parët në avantazh me golin e mbrojtësit Bajram Jashanica, vetëm pesë minuta pasi nisi ndeshja.
Baraspesha në Gjilan erdhi në minutën e 27-të kur pas një kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, Blendi Baftiu dërgoi topin në rrjetë.
Përmbysjen në rezultat Dritës ia siguroi Blerim Krasniqi me një supergol në minutën e 43-të.
Momentalisht, Ballkani renditet në pozitën e parë me 39 pikë dhe një ndeshje tjetër të mbetur ndaj Gjilanit, Llapi i dyti me 34 pikë dhe Drita e treta me 34 pikë.