HomeAktualeHaxhiu nderoi martirët dhe dëshmorët e rënë në Drenicë, më 30 prill...

Haxhiu nderoi martirët dhe dëshmorët e rënë në Drenicë, më 30 prill 1999

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, ish-deputetë, veprimtarë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe në Gllobar, Vërbicë dhe Shtuticë të Drenicës, në kujtim të 276 civilëve shqiptarë të pafajshëm që u vranë dhe u masakruan në këto fshatra dhe në fshatra të tjera përreth, më 30 prill 1999.

Gjithashtu kryetarja Haxhiu vendosi lule të freskëta në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, në nderim të 42 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”, të cilët, në krye me komandantin dhe heroin Ilaz Kodra, ranë po atë ditë, më 30 prill, në mbrojtje të popullsisë civile nga sulmi i egër dhe gjenocidal i forcave serbe.

“Përkulemi me respekt para dëshmorëve dhe martirëve tanë, që dhanë gjithçka nga vetja që ne ta gëzojmë lirinë. Është falë tyre që ne ia dimë edhe kuptimin, edhe vlerën lirisë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit tonë”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...