Policia e kërkon këtë burrë, dyshohet për mashtrim
Me autorizim nga prokuroria, njësiti i hetimet nga stacioni policor Jugu në Prishtinë po e kërkon një burrë i cili dyshohet për një rast të mashtrimit dhe falsifikim të dokumenteve.
Autoritetet kërkojnë ndihmë nga ana e qytetarëve, për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.