26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”, Kuvendi mban seancë solemne
Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi do të mbajë seancë solmne, duke filluar nga ora 10:00, pritet që aty të marrë pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani.
Për shënimin e kësaj dite, Ministria e Mbrojtjes ka një agjendë të aktiviteteve.
Nga ora 11:30-12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të fillojë pritja e mysafirëve.
Ceremonia fillon në orën 12:00, diku tre minuta pas fillimit do të bëhet inspektimi i kuadrateve nga presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Pas kësaj Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar, ku pastaj bëhen homazhe pranë Obelsikut të UÇK-së.
Fjalimi i presidentes pritet të fillojë nga ora 12:15, ndërsa i kryeministrit Albin Kurti, 10 minuta më pas.
Fjalim do të mbajë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, ndërsa pastaj do të ketë pjesë artistike nga Bendi Fymor, në ora 12:40.
Pas 10 minutave, në orën 12:50, pritet të bëhet mbyllja e ceremonisë, raporton Klankosova.tv.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.