Hazrollaj me 3 gola për 3 pikë të reja për Malishevën, Prishtina bindëse ndaj Lirisë

Hazrollaj me 3 gola për 3 pikë të reja për Malishevën, Prishtina bindëse ndaj Lirisë

Pas një fitoreje të mrekullueshme në udhëtim kundër Gjilanit, Malisheva e ka bërë të qartë se është një pretendente serioze për një vend që dërgon në skenën evropiane në këtë edicion.

Me një paraqitje tjetër të shkëlqyeshme të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi het-trik, Malisheva arriti një fitore tejet të rëndësishme, me rezultat 3:2, duke regjistruar triumfin e katërt radhazi.

Drilon Hazrollaj shënoi në minutat 19′, 39′-pen dhe 86′, derisa golat për gjilanasit i shënuan Senad Jarovic (9′) dhe Kushtrim Shabani (75′).

Në ndeshjen tjetër, Prishtina shënoi fitore ndaj Lirisë, me rezultat 3:1, duke i dhënë fund serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në kampionat. Kryeqytetasit treguan karakter dhe shfaqën një lojë të mirë përballë skuadrës së fundit në renditje, duke siguruar pikët e plota me golat e Ardian Mujës, Kreshnik Ukës dhe Leotrim Kryeziut. Golin e ngushëllimit për prizrenasit krejt në fund e realizoi Aldi Gjumsi.