Arrestohet dy kosovar në Tiranë, transportuan armë zjarri

Arrestohet dy kosovar në Tiranë, transportuan armë zjarri

Në kuadër të operacionit policor “Transportuesi 4” janë arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët transportuan një armë zjarri nga Kosova me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në kryeqytetin shqiptar.

Konkretisht janë arrestuar dy të rinj 19-vjeçarë, banues në Kosovë.

“Si rezultat i tij, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: R. F., 19 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën të fshehur dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, dhe një silenciator.

Është duke u hetuar identifikimi i personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë vepër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al