HomeSportKosova U15 me tri fitore në fazën e parë në FIFA U15...

Kosova U15 me tri fitore në fazën e parë në FIFA U15 World Cup & Festival në Baku

spot_img

Kombëtarja e Kosovës U15 e ka përmbyllur fazën e parë të FIFA U15 World Cup & Festival në Baku të Azerbajxhanit me tri fitore dhe dy humbje. Përzgjedhësi Ilir Nallbani është shprehur i kënaqur me paraqitjet dhe angazhimin e futbollistëve të rinj.

Dardanët e rinj kanë shënuar fitore ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa janë mposhtur nga Estonia dhe Franca.

Pavarësisht konkurrencës së fortë, futbollistët e Kosovës kanë treguar paraqitje të mira, duke fituar përvojë të rëndësishme në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila për herë të parë është organizuar nga FIFA për grupmoshën U15.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani vlerësoi angazhimin e lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke theksuar se ekipi ka pasur mundësi të marrë rezultate edhe më të mira.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e të gjithë futbollistëve. Që në ndeshjen e parë ndaj Estonisë, djemtë treguan performancë shumë të mirë dhe me pak më shumë fat, mund ta kishim fituar atë takim. Edhe ndaj Francës ndonëse pësuam dy gola kemi pasur paraqitje të mirë”, ka thënë Nallbani.

Ai theksoi se pjesëmarrja në këtë turne është një mundësi e veçantë për zhvillimin e futbollistëve të rinj, të cilët po përballen me një format të ri garash dhe me ndeshje të shpeshta.

“Për djemtë kjo është një përvojë shumë e mirë. Është hera e parë që organizohet një kampionat botëror i tillë për këtë grupmoshë dhe po mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht çdo ditë të qëndrimit në Baku. Futbollistët janë përshtatur mirë dhe po tregojnë angazhim të madh”, ka shtuar përzgjedhësi i Kosovës U15.

Nallbani bëri të ditur se pas përfundimit të fazës së parë, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e radhës përmes shortit, ndërsa në ditët në vijim e presin edhe pesë ndeshje të tjera, deri të premten, kur do të përcaktohen fituesit e grupeve.

Synimi i Dardanëve të rinj është që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të fituar sa më shumë përvojë dhe të arrijnë një klasifikim sa më të mirë në këtë festival botëror të futbollit U15.

Lajmet e Fundit

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që...

Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për protestën...

Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar këtë të martë ftesën për dialog me...

Harry Kane fiton Topin e Artë

Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...