HomeAktualeKryetarja Haxhiu dënon ashpër dhe kërkon hetim të plotë për vrasjen e...

Kryetarja Haxhiu dënon ashpër dhe kërkon hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë nga organet përgjegjëse.

Në reagimin e saj Kryetarja Haxhiu ka thënë se është e tronditur thellësisht nga vrasja e Arlindës, e cila u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje.

“Tri ditë më parë, ajo i kishte shkruar Prokurorisë në Pejë: ‘Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime’. Këto rrethana kërkojnë hetim të plotë. Kur një femicid ndodh pasi viktima ka kërkuar mbrojtje, hetimi duhet të shkojë përtej vrasjes dhe të përfshijë mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e saj, si është vlerësuar rreziku dhe çfarë masash janë ndërmarrë për mbrojtjen e saj. Duhet të sqarohet çdo veprim dhe mosveprim i mundshëm institucional dhe, aty ku vërtetohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse”, ka theksuar Kryetarja Haxhiu.

Kryeparlamentarja Haxhiu ka paralajmëruar se në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkojë që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me theks të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkërendimi ndërinstitucional.

“Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera. Djalit të Arlindës dhe të gjithë të afërmve të saj u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka thënë Kryetarja Haxhiu.

 

 

 

Lajmet e Fundit

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që...

Kosova U15 me tri fitore në fazën e parë në FIFA U15 World Cup & Festival në Baku

Kombëtarja e Kosovës U15 e ka përmbyllur fazën e parë të FIFA U15 World...

Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për protestën...

Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar këtë të martë ftesën për dialog me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...