HomeAktualePresidentja Shiroka Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Vitomiricë

Presidentja Shiroka Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Vitomiricë

spot_img

Presidentja Shiroka Pula ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit.

Ajo ka kërkuar nga organet kompetente që, përveç rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të personave të dyshuar, të hetojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin detyrim ligjor për ta mbrojtur.

Sipas saj, duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e sigurisë së viktimës.

Reagimi i plotë:

Reagimi i Presidentes Shiroka Pula për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

Jam thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, rrethanat e së cilës kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm.

Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj.

Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve.

U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend.

Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit. Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj.

Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik.

Lajmet e Fundit

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që...

Kosova U15 me tri fitore në fazën e parë në FIFA U15 World Cup & Festival në Baku

Kombëtarja e Kosovës U15 e ka përmbyllur fazën e parë të FIFA U15 World...

Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për protestën...

Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vijuar këtë të martë ftesën për dialog me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...