HomeSportKosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

spot_img

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit, në kuadër të pjesëmarrjes në FIFA U-15 World Cup & Festival, një ngjarje e re ndërkombëtare e organizuar nga FIFA, e cila synon t’u ofrojë futbollistëve të rinj mundësi më të mëdha për zhvillim dhe përvojë në arenën ndërkombëtare.

Turneu zhvillohet nga 24 deri më 30 tetor dhe mbledh përfaqësuese të grupmoshës U15 nga e gjithë bota. Sipas FIFA-s, në këtë edicion historik marrin pjesë rreth 190 federata anëtare, ndërsa në program janë paraparë afro 1.000 ndeshje. Gara është pjesë e përpjekjeve për t’u krijuar talenteve të rinj mundësi për t’u përballur me ekipe të vendeve të ndryshme dhe për të përfituar nga përvojat e futbollit ndërkombëtar.

Një nga veçoritë e këtij festivali është formati i lojës 8 kundër 8, me dy pjesë nga 20 minuta. Ndeshjet zhvillohen në fusha më të vogla, me synimin që lojtarët të kenë më shumë kontakte me topin, më shumë ndërveprime në lojë dhe mundësi për zhvillimin e aftësive teknike. Të gjitha ekipet do të vazhdojnë garën deri në ditën e fundit, ndërsa rezultatet e fazës së parë do të përcaktojnë nivelin në të cilin do të garojnë në fazën pasuese.

Dardanët e rinj do ta nisin paraqitjen në Baku më 24 tetor, kundër Estonisë. Të nesërmen i presin dy përballje, fillimisht ndaj kombëtares së Afrikës së Jugut dhe më pas ndaj Moldavisë. Seria e ndeshjeve të para përfundon më 26 tetor, me duelet kundër Francës dhe Anguillës.

Orari i ndeshjeve të Kosovës U15:

  • 24 tetor, ora 09:00: Estonia –Kosova
  • 25 tetor, ora 12:45: Afrika e Jugut –Kosova
  • 25 tetor, ora 19:45: Kosova –Moldavia
  • 26 tetor, ora 11:30: Franca –Kosova
  • 26 tetor, ora 18:15: Anguilla –Kosova

 

Lista e futbollistëve të Kosovës U15

 

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani do të përfaqësohet në këtë turne nga 14 futbollistë:

 

  1. Blin Muhaxheri
  2. Engjell Bejtullahu
  3. Lis Ramadani
  4. Jon Pireva
  5. Ensar Rexhepi
  6. Trint Ferizi
  7. Blenard Morina
  8. Mal Krasniqi
  9. Endri Avdimetaj
  10. Art Rizani
  11. Mesud Zymberi
  12. Orik Abazi
  13. Orik Maqastena
  14. Oldon Kiqina

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë shqetësimin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...