HomeAktualeKryeprokurori i Shtetit kërkon forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria...

Kryeprokurori i Shtetit kërkon forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë

spot_img

Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit,  Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtyre vizitave ka qenë dëgjimi i drejtpërdrejtë i prokurorëve të shtetit lidhur me sfidat konkrete me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme, si dhe identifikimi i problematikave dhe nevojave profesionale, me synim adresimin e tyre dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse institucionale.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka shpalosur para prokurorëve të prokurorive respektive veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij, me theks të veçantë krijimin e mekanizmave që kanë për qëllim avancimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve të shtetit.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit iu ka ofruar mbështetje të parezervë prokurorëve të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor në funksion të forcimit të sundimit, duke kërkuar ngritje të efikasitetit, profesionalizmit dhe forcim të llogaridhënies nga ana e prokurorive respektive.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...