Shefja e UNMIK-ut e pret në takim Sarrazinin: Dialogu e vetmja rrugë
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është takuar me shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të UNMIK-ut, në takim është diskutuar për situatën aktuale një vit pas ujdisë për rrugën drejt normalizimit Kosovë-Serbi.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh takoi Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin më të cilin diskutoi për situatën aktuale një vit pas “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”.