HomeAktualeMustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit

Mustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit

spot_img
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, dha kritika të ashpra ndaj ekzekutivit lidhur me rënien e standardit të jetesës dhe menaxhimin e krizës ekonomike në vend.
Mustafa ka theksuar se tash e katër vjet, qytetarët përballen me një valë të pandërprerë të rritjes së çmimeve, ndërkohë që nga ana e qeverisë ka munguar tërësisht një strategji apo përgjigje thelbësore ekonomike.
Cilësia e jetës të qytetarit të Kosovës po degradon çdo vit e më tepër dhe kjo nuk duket që ka të ndalur, për shkak se ne ka të paktën katër vite prej kur po ballafaqohemi me këtë rritje të madhe të çmimeve, por ende nuk e kemi parë një përgjigje serioze apo një tentativë për t’iu përgjigjur seriozisht rritjes së çmimeve”, deklaroi Mustafa.
Sipas tij, në vend të politikave afatgjata për mbrojtjen e xhepit të qytetarëve, janë ndërmarrë vetëm ndërhyrje sipërfaqësore dhe me prapavijë elektorale.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...