Molliqaj pë Bislimin: Mësim e ka Albinin, karshi tij është veç punëtor i thjeshtë

Molliqaj pë Bislimin: Mësim e ka Albinin, karshi tij është veç punëtor i thjeshtë

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas konfirmimit të pjesëmarrjes në Bruksel, për të diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore për dinarin.

Molliqaj e ka quajtur “veç punëtor të thjeshtë”, zëvendësministrin e Kosovës Besnik Bislimin.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se dinari, targat, zgjedhjet dhe policia janë taktika.

“Dinari, targat, zgjedhjet, policia janë momente dhe taktika. Ato i kanë bërë dëm të madh procesit. Asociacioni tash është larg më i dëmshëm. Jo vetëm kaq, po bëhet gjithnjë e më i pa evitueshëm”.
“Për dinarin s’flasim se është vendim sovran. Jo, për dinarin flasim. Për dinarin flasim, por Bisla s’flet. Sovraniteti dhe Bisla janë rrena e njëjtë që ka me u përgënjeshtru me Asociacionin. Bisla s’do të japë dorëheqje. Mësim e ka Albinin, karshi tij është veç punëtor i thjeshtë”, ka shkruar Molliqaj.

Derisa sot gjatë ditës Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se do të marrë pjesë në takimin e së martës, 27 shkurt, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe lidhur me rregulloren e BQK-së lidhur me ndalimin e dinarit.

Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

BQK-ja tha për gazetën online Reporteri.net se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare.