Vitia: Pak mjekë specialistë kanë pagë nën 2000 euro

Vitia: Pak mjekë specialistë kanë pagë nën 2000 euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sfidat e shumta që po ballafaqohet shëndetësia kosovare.

Ai tha se shëndetësia është një sektor kompleks, derisa theksoi se procesi i reformimit është tejet i rëndësishëm dhe i pa kthyeshëm.

Vitia më tej deklaroi se përgjatë viteve të shkuara intervenime të pjesshme nuk kanë rezultuar produktive, nuk kanë dhënë efektin e duhur.

“Prandaj jemi të përcaktuar për një reformë të pakthyeshme për të vendosur standarde të një reforme të pakthyeshme bazuar në analizë, në evidencë, që ky proces të jetë i pakthyeshëm”, deklaroi ministri Vitia në RTK.

Ai tutje ka folur për migrimin e mjekëve, ku sipas tij, është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.

“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”, deklaroi Vitia.