Sport Club Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2028.
Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të mëparshëm, duke pasur parasysh përvojën e tij në drejtimin e skuadrës kuqezi.
Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Ramadani i bashkohet skuadrës me një përvojë të pasur, pasi ka fituar pesë tituj kampioni me katër klube të ndryshme.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi i ka uruar mirëseardhje trajnerit, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e skuadrës dhe duke shprehur bindjen se së bashku do të punojnë për arritjen e objektivave të përcaktuara.

