HomeAktualePolicia suspendon pesë zyrtarë policorë në Prishtinë dhe Gjilan për dyshime për...

Policia suspendon pesë zyrtarë policorë në Prishtinë dhe Gjilan për dyshime për shkelje ligjore

spot_img

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se më datën 15 tetor 2026 tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë në një rast penal të ngacmimit dhe kontrollit të kundërligjshëm, ka trajtuar vetë informacionet fillestare, dhe sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, ka njoftuar zyrtarët kompetent të Inspektoratit Policor të Kosovës, me të cilët janë koordinuar për sigurimin dhe dokumentimin e të gjitha provave relevante lidhur me rastin.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi institucional, Policia e Kosovës ka siguruar dhe i ka dorëzuar Inspektoratit Policor të Kosovës provat dhe informacionet e kërkuara për trajtimin e mëtejmë të rastit.
Policia e Kosovës po ashtu ka udhëzuar palën ankuese që të paraqitet në Inspektoratin Policor të Kosovës, për të dhënë informacionet/ deklaratën para zyrtarëve të njësisë së hetimeve të këtij institucioni.
Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policor, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, të cilët menaxhmenti i Policisë së Kosovës i ka suspenduar.

Po ashtu edhe në rastin e suspendimit të dy zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Gjilan, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët i ka suspenduar nga detyra.

Policia e Kosovës dëshmon përkushtimin e saj për transparencë dhe llogaridhënie të plotë, si dhe për bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, duke siguruar se çdo informacion për sjellje joprofesionale të mundshme të zyrtarëve policorë, të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Lajmet e Fundit

Zekirija Ramadani emërohet shef i shtabit teknik te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

Sport Club Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do ta...

Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së...

Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon regjisoren Blerta Basholli për suksesin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mbrëmë në kinemanë Cineplexx, mori pjesë...

NYT: Shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

Katie Zacharia, zëdhënësja e re e presidentit Donald Trump, u shkarkua të premten, pasi...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...