HomeSportBesnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” pas golit vendimtar ndaj Ballkanit

Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” pas golit vendimtar ndaj Ballkanit

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Albi Mall Superligës, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje. Për xhiron e nëntë, ky vlerësim i është ndarë futbollistit të FC Drita, Besnik Krasniqi.

Mbrojtësi i skuadrës gjilanase ishte vendimtar në fitoren 1:0 ndaj FC Ballkanit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes në minutat e fundit të takimit. Ky gol i siguroi Dritës tri pikë të rëndësishme në garën e sivjetme të kampionatit.

Pas marrjes së çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur me fitoren dhe kontributin e tij, duke theksuar se skuadra kishte besuar në sukses edhe përkundër vështirësive pas humbjes në shtëpi nga Malisheva.

“Jam shumë i lumtur, sepse në minutën e 90-të është edhe njëherë një gol shumë i gëzueshëm për mua dhe gjithë ekipin. Besoj se duhet të vazhdojmë kështu, sepse kemi shumë punë për të bërë dhe nuk duhet të ndalemi”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se Drita mbetet e përkushtuar në synimin për ta fituar titullin e kampionit, pavarësisht konkurrencës së fortë këtë sezon.

“Drita gjithmonë është pretendente për titull. Ne besojmë shumë dhe e dimë kualitetin tonë, e dimë cilësinë e skuadrës dhe deri në fund do të luftojmë, sepse Drita gjithmonë synon titullin dhe asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Krasniqi foli edhe për rëndësinë e punës dhe këmbënguljes gjatë karrierës së tij, duke theksuar se mosha nuk e pengon të vazhdojë të japë maksimumin.

“Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën në stërvitje dhe gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar mjaft shumë. E kam një gjë të fortë brenda vetes që nuk dorëzohem asnjëherë. Për mua, mosha është vetëm një numër dhe do të vazhdoj kështu të punoj shumë e të mos ndalem”, u shpreh ai.

Në fund, futbollisti i Dritës falënderoi familjen për mbështetjen e vazhdueshme, duke veçuar bashkëshorten, për përkrahjen gjatë karrierës së tij.

Përzgjedhja e “Yllit të Javës” bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe sponsorit zyrtar të Superligës, Albi Mall.

Lajmet e Fundit

Zekirija Ramadani emërohet shef i shtabit teknik te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

Sport Club Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do ta...

Policia suspendon pesë zyrtarë policorë në Prishtinë dhe Gjilan për dyshime për shkelje ligjore

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se më datën...

Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të rijnë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për personat e lënduar gjatë protestës së...

Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon regjisoren Blerta Basholli për suksesin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mbrëmë në kinemanë Cineplexx, mori pjesë...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...