Vdes një person në qendër të paraburgimit në Prishtinë

Vdes një person në qendër të paraburgimit në Prishtinë

Një person që ishte i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës bashkë me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së në Facebook.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.  I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”.