HomeAktualePresidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë...

Presidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Në fjalën e saj, të mbajtur me këtë rast Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se është kënaqësi të jem sot me ju në këtë moment të rëndësishëm të ndërrimit të komandës së KFOR-it, një mision, i cili prej më shumë se 27 vitesh ka rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Historia e Kosovës është, në një pjesë të rëndësishme të saj, histori e partneritetit me aleatët tanë. Që nga viti 1999, KFOR-i ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi, ndërsa sot, teksa institucionet tona të sigurisë po zhvillojnë kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, ky partneritet mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën tonë euroatlantike”, është shprehur Presidentja Shiroka Pula.

Ajo më tej ka thënë se përgjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas saj, ky zhvillim dëshmon se partneriteti ynë ka prodhuar rezultate konkrete.

“Institucionet e Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm, kapacitete dhe përgjegjësi, duke ruajtur njëkohësisht bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ushtarakët dhe pjesëtarët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, duke shtuar se shumë prej tyre kanë kaluar periudha të gjata larg familjeve të tyre, duke shërbyer në Kosovë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Ajo tha se kontributi i tyre është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe do të mbetet i vlerësuar nga qytetarët e Kosovës.

“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë. Ne synojmë që, një ditë, Kosova të mos jetë vetëm përfituese e sigurisë, por edhe kontribuuese e drejtpërdrejtë në të. Të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, duke marrë pjesë në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, përfshirë misionet ndërkombëtare, në përputhje me statusin dhe detyrimet tona si anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka pohuar Presidentja Shiroka Pula.

Ajo më tej tha se ndërrimi i komandës është një mundësi për të riafirmuar vazhdimësinë e partneritetit tonë.

“Gjeneralmajor Ulutaş, ju falënderoj edhe një herë për shërbimin dhe bashkëpunimin tuaj! Gjeneralmajor Vergori, ju uroj suksese në detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ju dhe me të gjithë pjesëtarët e KFOR-it!”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

Në fund, Presidentja Shiroka Pula ka falënderuar KFOR-in, për shërbimin dhe për kontributin që japin çdo ditë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Kos përsërit: Ligji për Specialen hap serioz prapa në rrugën evropiane

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar se ndryshimet e fundit në Ligjin...

Kosova U15 e nis me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s në Bullgari

Kombëtarja e Kosovës U15 e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, që...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim profesorin amerikan Edward...

Rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë po bëhet me tri korsi

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës fillore “Mihal...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...