Ansambli “Shota” festoi fundvitin me këngë e valle të bukura tradicionale

Ansambli “Shota” festoi fundvitin me këngë e valle të bukura tradicionale

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota, zgjodhi repertorin më të bukur për të festuar festat e fundvitit, duke vënë në pah vlerat tona kombëtare.

Me muzikë të bukur qytetare e shumë valle, duke filluar nga “Vallja Çame” për të kaluar në “Vallen e Peshkatarit” me koreografi të Prof. Haki Mulliqit të cilën e rikthyen në skenë pas 20 vitesh, AKKV Shota dhuroi atmosferë festive në sallën plot me publik, shkruan MKRS.

Të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues nga MKRS-ja, drejtues të institucioneve dhe artdashës.