HomeAktualePresidentja Shiroka-Pula vizitoi familjet e krerëve të UÇK-së

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi familjet e krerëve të UÇK-së

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjatë këtyre vizitave, presidentja shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale.

Sipas presidentes Shiroka Pula, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, dhe se mbrojtja e së vërtetës historike dhe dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme.

Në këto takime, Presidentja i informoi familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

Lajmet e Fundit

Gjenerallejtënant Kilinç viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Mehmet...

Hapet thirrja për nominimin e kandidatëve për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së...

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin...

Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë marrëveshjen

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...